“SHUMA STRATOSFERIKE”/ Ja sa paguhet Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron – AlpeGossip
“SHUMA STRATOSFERIKE”/ Ja sa paguhet Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron

“SHUMA STRATOSFERIKE”/ Ja sa paguhet Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron

Në shtypin francez, janë shfaqur së fundi raporte mbi shumat “stratosferike“ që merrka Brigitte Macron nga Pallati Elize.

Pasi e fshikulluan për fundet e saj tepër të shkurtra, tani, Briggite 65 vjecare, akuzohet për shpenzime marramendëse. Sipas Canard Enchaîné, presidenca franceze I paguan Zonjës së Parë 440.000 deri në 530.000 euro në vit!

Lajmi i ka nervozuar sidomos protestuesit jelekverdhë, të cilët edhe pa dalë ky njoftim, e konsideronin bashkëshorten e Emmanuel Macron si një Mari Antonetë që jeton në flluskën e saj të luksit!!

Disa publikime të tjera megjithatë si Gala i hedhin poshtë të tilla pretendime e thonë se Brigitte nuk merr rrogë si Zonjë e Parë.