Prej disa muajsh, moderatorja e njohur Luana Vjollca ka lajmëruar ndjekësit e saj në Instagram se shumë shpejt do të sjellë projektin e ri.
Pak më parë, moderatorja ka ndarë me të gjithë videon promo të emisionit argëtues “Shiko kush luan”, të cilin do ta drejtojë edhe këtë sezon të ri në Top Channel.
“Jam shumë e lumtur t’ju prezantoj zyrtarisht projektin tim më të ri për të cilin kam muaj që punoj fort, për ta sjellë këtë vit edhe më pranë çdo familjeje Shqiptare.
‘Shiko kush luan’ rikthehet me sezonin e dytë shumë shpejt në Top Channel.
Bëhuni gati të luajmë të shtunave !!! Sa nga ju po e prisnin?”- ka shkruar Luana krahas videos.