BASHKËPUNIMI ME KUNATIN…/ Luana sjell këngë të re me Getoarin – AlpeGossip
BASHKËPUNIMI ME KUNATIN…/  Luana sjell këngë të re me Getoarin

BASHKËPUNIMI ME KUNATIN…/ Luana sjell këngë të re me Getoarin

Luana Vjollca ka gati këngën e rradhës e këtë herë vjen me një bashkëpunim shumë të veçantë. Luana është bërë bashkë me kunatin, Getoarin për këngën e re. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me postimin e fundit në Instagram ku shfaqet e veshur me një pelerinë të kuqe ku shkruhet “Ghetto Santa”.

Luana pyet fansat çfarë dhuratë duan për Vit të Ri duke lënë të kuptohet se kënga do publikohet këto ditë. “Cfare dhurate doni t’ju sjell per vit te ri? Së shpejti”, shkruan këngëtarja ndërsa fansat i shkruajnë se mezi po presin për këngën e re.

Kujtojmë që Luana dhe Getoari kanë edhe një tjetër këngë së bashku të publikuar 4 vite më parë me titull “Tirana lifestyle”.