Joni ia kalon sërish Ardit Gjebreas me këtë urim për të ëmën (FOTO) - AlpeGossip
Joni ia kalon sërish Ardit Gjebreas me këtë urim për të ëmën (FOTO)

Joni ia kalon sërish Ardit Gjebreas me këtë urim për të ëmën (FOTO)

Ardit Gjebrea shquhet për fjalët e tij të zgjedhura dhe dashurinë e shprehur në shumë mënyra për familjen e tij. Megjithatë, duket se kohët e fundit, Joni po e konkurron.

Kur, Anna kishte ditëlindjen, Joni ishte i pari që e uroi me fjalë shumë të ëmbla, ndërsa Arditi vetëm më vonë postoi urimin e tij më të shkurtër e më të thjeshtë për të bijën.

Sot, ndërkaq, ka ditëlindjen vajza tjetër e shtëpisë, Anila…Joni, e ka uruar që në orët e para të ditës me fjalët më të bukura. “Gëzuar motrës sime të madhe dhe gruas më të fortë që njoh…”, shkruan Joni duke shtuar fjalën “i bekuar”.

Ndërkohë Arditi sërish ka uruar më thjesht…”Zyra plot lule për ditëlindjen e Anila Beko”, shkruan ai duke postuar thjesht lulet…

Duket që Joni është rritur dhe me sa duket dashuria për të fejuarën e ka kthyer në një djalë të pjekur.