TËRHIQET SEKSUALISHT NGA BEATRIXI? Donaldi e dha përgjigjen me një gjest (VIDEO) – AlpeGossip
TËRHIQET SEKSUALISHT NGA BEATRIXI? Donaldi e dha përgjigjen me një gjest (VIDEO)

TËRHIQET SEKSUALISHT NGA BEATRIXI? Donaldi e dha përgjigjen me një gjest (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme “Vëllai i Madh” ka surprizuar banorët me një lojë. Yjet duhet të ndaheshin në grupe, ku vajzat ishin ato që do të zgjidhnin partnerin e tyre në lojë.

Për lojën “përgjigju ose pi”, Beatrixi ka zgjedhur Donaldin. Ata të dy zgjidhnin nga një gogël ku kishte pyetje nga më të ndryshmet dhe ia drejtonin njëri-tjetrit.

“Thuaj emrin e personit që të tërheq më shumë seksualisht”, ishte një pyetje që i drejtohet Donaldit.

Fillimisht aktori i njohur i humorit pyet nëse brenda apo jashtë shtëpisë. Edhe pse Beatrix i tha edhe jashtë shtëpisë, se nuk e kishte të cilësuar aty, ai vendosi që të jepte përgjigjen pa folur por me veprime.

Donaldi i merr dorën këngëtares, duke i thënë se je ti dhe Trixa bënte sikur nuk kuptonte dhe i thoshte ta mbush gotën.

Ndërsa i pyetur se më cilën vajzë do të kishte një “one night stand”, Donaldi refuzoi që të përgjigjej duke thënë: “Është shumë kot vetëm një herë” dhe më pas piu.