Këngëtarja Kanita Suma është një nga artistet e reja e cila tërhoqi vëmendjen e publikut që pas pjesëmarrjes së saj në Kënga Magjike. Kanita ka qenë shumë e komentuar në media javët e fundit pasi u përfol se ajo dhe reperi shqiptar, S4MM, janë në një lidhje dashurie.
Gjithë aludimet nisën pas një fotoje që S2MM publikoi në ‘Instagram’, ku shihej në Paris me një vajzë së cilës nuk ja kishte zbuluar fytyrën. Mirëpo, na i njëjti vend dhe në të njëjtën kohë ka postuar foto edhe këngëtarja e njohur, gjë që ngriti dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.
Megjithatë, i ftuar së fundmi në emisionin “Mirage”, reperi S4MM ka hedhur poshtë fjalët duke treguar se ai as nuk njihet me vajzën në fjalë dhe se madje nuk i mban mend as emrin.
“Unë në Paris kam qenë për të xhiruar spotin. Kanë dal muhabete që është një vajzë e Shkupit, e harroj emrin e saj. I kam parë lajmet që thonë se jam me një vajzë të Shkupit, por asgjë nuk është e vërtetë, ajo vajzë është shumë e re.”, ka thënë ai duke treguar se me Kanitën nuk ka asnjë lidhje, por është i lumtur për marrëdhënien që ka me një vajzë tjetër që jeton jashtë.