KONCERT TË DYTË NË TIRANË/ Ermal Meta rikthehet me një surprizë (FOTO) – AlpeGossip
KONCERT TË DYTË NË TIRANË/ Ermal Meta rikthehet me një surprizë (FOTO)

KONCERT TË DYTË NË TIRANË/ Ermal Meta rikthehet me një surprizë (FOTO)

Nëse u kënaqët aq shumë në koncertin e këngëtarit Ermal Meta në Tiranë, atëherë kemi një lajm të mirë për ju!

Talenti shqiptar do të rikthehet sërish në kryeqytet për të dhuruar spektakël në një supershfaqje në Pallatin e Kogreseve.

Lajmin e bukur e ka dhënë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili shprehet se pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare.

Por këtë herë ka një surprizë më vete pasi bashkë me Ermalin do të vijnë edhe 4 artistë të talentuar italianë të GnuQuartet.

“Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? 💁‍♂Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane.🎉🎻🎼

Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve.😊 Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të GnuQuartet do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur 🎊

Kur? Më 4 Mars, ndaj bëj grupin e shihemi atje!”