BËNË DASËM MADHËSHTORE/ Aktorja e famshme turke ndahet nga bashkëshorti pas 228 ditëve e martuar – AlpeGossip
BËNË DASËM MADHËSHTORE/ Aktorja e famshme turke ndahet nga bashkëshorti pas 228 ditëve e martuar

BËNË DASËM MADHËSHTORE/ Aktorja e famshme turke ndahet nga bashkëshorti pas 228 ditëve e martuar

Aktorja e famshme turke, Demet Ozdemir u martua 7 muaj më parë me Oguzhan Koç. E teksa dukeshin shumë të dashuruar, vjen lajmi se çifti i ka dhënë fund martesës.

Demet dhe Oguzhan, të cilët u martuan në një dasmë madhështore në Stamboll gushtin e kaluar, kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.

Çifti i njohur, i cilët u tha se kishin një krizë në lidhjen e tyre, nuk ia dolën dot pavarësisht se i dhanë një shans të dytë dashurisë së tyre, shkruajnë mediat turke.

Bukuroshja 31-vjeçare dërgoi njerëzit e saj për të marrë gjërat nga shtëpia ku jetonte me këngëtarin 37-vjeçar dhe u transferua në shtëpinë e saj në Zekeriyakoy, ku jetonte kur ishte beqare, kështu, duke i dhënë fund plotësisht martesës së tyre 228-ditore.

Më tej thuhet se aktorja e njohur do të paraqesë në ditët në vijim kërkesën e saj të divorcit në gjykatë.

“Është e vërtetë që kemi vendosur të divorcohemi. E dimë se ky vendim që kemi marrë në kuadrin e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të ndikojë edhe tek familjet tona, ne po bëjmë çmos për ta kryer këtë proces në mënyrën më të ndjeshme, pa i mërzitur apo lodhur ata”, thanë dyshja në një deklaratë të përbashkët.

Ndërkohë, Demet e cila konsiderohet si një prej aktoreve më të famshme turke aktualisht po shijon suksesin me serialin e ri “Adim Farah” përkrah aktorit Engin Akyurek.