FESTOI DITËLINDJEN/ Nga trëndafilat e deri tek dhuratat luksoze, Melinda Ademi surprizohet në ditën e lindjes – AlpeGossip
FESTOI DITËLINDJEN/ Nga trëndafilat e deri tek dhuratat luksoze, Melinda Ademi surprizohet në ditën e lindjes

FESTOI DITËLINDJEN/ Nga trëndafilat e deri tek dhuratat luksoze, Melinda Ademi surprizohet në ditën e lindjes

Melinda Ademi festoi ditën e djeshme 25-vjetorin e lindjes. Urimet për të nuk kanë munguar nga fansat, miqtë e njerëzit e saj më të afërt. Mirëpo në mbrëmje, Melinda ka marrë surprizën më të bukur nga motra e disa mikesha të saj.

Reperja ka treguar se ato i kanë dhuruar buqeta me trëndafila, ëmbëlsira dhe diçka nga marka e njohur ‘Valentino’ të cilën ajo nuk ka dashur ta zbulojë. Melinda është shprehur mjaft e surprizuar nga dhuratat e shumta dhe ka treguar se kjo ka qenë ditëlindja më e veçantë për të.

Wow! Faleminderit shumë motra ime e mrekullueshme dhe miqtë e mi që më bëtë ditëlindjen e këtij viti kaq speciale”, ka shkruar Melinda në videon përkrah dhuratave.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/m1.mp4?_=1

Kujtojmë se së fundmi reperja është përfolur për një lidhje me menaxherin e kompanisë “RedBox”, Granit Muhaxheri. “n’Zoom” ka raportuar disa javë më parë se raporti mes tyre duket shumë serioz, sepse është mësuar se Melinda dhe Graniti kanë nisur bashkëjetesën me njëri-tjetrin në Prishtinë.

Lidhja e saj me Granitin dhe kalimi nën menaxhimin e “RedBox”, mund të ketë qenë edhe arsyeja kryesore pse Melinda solli bashkëpunimin “X5” me Gjikon në fund të muajit gusht. Kompania “RedBox”, që menaxhohet nga i dashuri i reperes, është themeluar nga vëllai i Gjikos, producenti Arbër Gjikolli, ose siç njihet ndryshe Big Bang.