Kënga e re Butrintit dedikim për Kiarën? Shoqja e saj nxjerr sekretin: Ti je… (FOTO) – AlpeGossip
Kënga e re Butrintit dedikim për Kiarën? Shoqja e saj nxjerr sekretin: Ti je… (FOTO)

Kënga e re Butrintit dedikim për Kiarën? Shoqja e saj nxjerr sekretin: Ti je… (FOTO)

Çifti i njohur i showbizit, Butrint Imeri dhe Kiara Tito, u përfolën mjaft për lidhjen mes tyre, të cilën nuk e konfirmuan asnjëherë. Madje dolën zëra se çifti ishte ndarë, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.
Së fundmi, Kiara ishte e ftuar në një intervistë në ‘Pop Culture’, ku tregoi arsyet e ndarjes së saj nga Butrinti dhe pranoi se mashkulli i famshëm me të cilin do të donte të lidhej, ishte përsëri Butrinti.

Pak minuta më parë bukuroshja postoi një foto mjaft seksi në profilin e saj në Instagram, ku menjëherë ka rënë në sy komenti i shoqes së saj të ngushtë.
“O Kiara, o qershia ime mbi tortë.” -i shkruan ajo.

Mirëpo këto vargje janë pjesë e këngës më të re të Butrintit, ‘Ma Chérie’, e cila po pëlqehet mjaft nga publiku e po dëgjohet kudo. Siç e shohim, kënga e re e tij qenka dedikim për Kiarën, e cila akoma nuk ka reaguar në komentin e shoqes që i zbuloi sekretin.