Wow! Greqia zgjedh dy moderatorët shqiptarë për të prezantuar festivalin gjingand (FOTO) – AlpeGossip
Wow! Greqia zgjedh dy moderatorët shqiptarë për të prezantuar festivalin gjingand (FOTO)

Wow! Greqia zgjedh dy moderatorët shqiptarë për të prezantuar festivalin gjingand (FOTO)

Të shtunën e kaluar ngjyrat pushtuan sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. “Colour Day Festival” erdhi për herë të parë në Shqipëri, një festë, kryefjala e së cilës janë ngjyrat dhe muzika. Këngëtarë dhe DJ të shumtë kanë ndezur atmosferën gjatë kohës që publiku është mbuluar nga pluhurat shumëngjyrësh.

Për 12 orë rresht, qindra të rinj pjesëmarrës në “Colour Day Festival” pushtuan sheshin “Nënë Tereza”. Festivali u prezantua nga moderatorja e emisionit “Fun Day” në INTv, Fatma Methasani dhe moderatori radiofonik, Flori Gjini. Por si duket dyshja paska sërish surpriza dhe intv.al mëson se të dy moderatorët do prezantojnë “Colour Day Festival” në Athinë. Epo ky po që është lajm vërtet i mirë për Fatmën dhe Florin.