KJO ËSHTË MËNYRA MË E MIRË/ Harrojeni piskatoren dhe depilimin e dhimbshëm - AlpeGossip
KJO ËSHTË MËNYRA MË E MIRË/ Harrojeni piskatoren dhe depilimin e dhimbshëm

KJO ËSHTË MËNYRA MË E MIRË/ Harrojeni piskatoren dhe depilimin e dhimbshëm

Sipas Healthline heqja e qimeve nuk duhet të jetë e dhimbshme ose të kërkojë vizita të shtrenjta në sallone. Ka disa mjete në shtëpi që mund të bëjnë këtë gjë.

Maska Natyrore:

Kjo maskë, e treguar nga Himani Wright në videon në fund të artikullit, është bërë nga përbërësit që ndoshta keni në dollapin tuaj të kuzhinës. Për këtë trajtim të fytyrës ju nevojitet 1/2 lugë çaji vaj kokosi , 3 lugë miell gruri dhe ujë.

Kajsi dhe mjaltë

Kjo recetë e thjeshtë merr vetëm një minutë për tu bërë dhe përmban shumë vitamina dhe minerale që janë të rëndësishme për lëkurën tuaj, sipas “Home Remedies for Life.”

Shkrini 1/2 filxhan kajsi të thatë. Shtoni një lugë çaji mjaltë në pluhurin e kajsisë dhe përziejeni mirë. Aplikoni këtë përzierje në fytyrë dhe lejoni që ajo të qëndrojë për pesë deri në 10 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Ju mund ta përsërisni këtë deri në katër herë në javë.

Vetëm mjaltë:

Ju mund të përdorni mjaltin e papërpunuar si një maskë natyrale fytyre. Thjesht aplikoni një shtresë të hollë mjaltë në fytyrë dhe mbajeni për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Nëse doni ta përdorni dhe për qimet në fytyrë atëherë përziejini atë me sodë  buke. Gratë kanë qime më të imta se sa burrat dhe janë dhe me të lehta të hiqen në këto mënyra.

Për më shumë mënyra shihni videon më poshtë: