DREKA E PUNËS/ Mësoni kush janë përbërësit kryesorë që pjata juaj duhet të ketë – AlpeGossip
DREKA E PUNËS/ Mësoni kush janë përbërësit kryesorë që pjata juaj duhet të ketë

DREKA E PUNËS/ Mësoni kush janë përbërësit kryesorë që pjata juaj duhet të ketë

Kur merrni ushqimin për të nesërmen në punë ose në shkollë duhet të dini që është pjesa më e rëndësishme e ditës pasi kujdeseni për shëndetin tuaj. Ju gjithashtu mund të stresoheni ndonjëherë pasi nuk është gjithnjë e lehtë të gatuash për në punë ose për fëmijët në shkollë gjëra të ndryshme në mënyrë që mos t;ju mërziten. Çelësi nuk është që të mbushësh plotësisht kutinë e drekës me shumë gjëra të ndryshme. Por nqs ju duket e vështirë dhe keni nevojë për ide ndoshta këto më poshtë mund t’ju  ndihmojnë:

Frutat e freskëta: Frutat janë një burim i mirë i fibrave, vitaminës C dhe energjisë, veçanërisht kur ajo ka lëkurë të ngrënshme si portokalli ose mandarina. Mund ti prisni frutat sezonale në copa të vogla për lehtësi dhe të mso duhet ti qëroni ndërkohë që punoni.  Mund ti hidhni mjaltë ose limon sipër.

Produktet e bulmetit: Ushqimet e qumështit ose ekuivalentët e pasur me kalcium janë të rëndësishme për rritjen e dhëmbëve dhe kockave të shëndetshme. Përzgjidhni qumështin pa yndyrë, kosin dhe produktet e djathit, dhe nqs ja jepni fëmijëve mbi dy vjeç. Mund ta kombinoni me fruta gjithashtu.

Dreka kryesore, e cila mund të jetë në formën e një sanduiç, sallatë ose mbetjesh nga nata e kaluar, duhet të jetë e pasur me hekur dhe proteina. Hekuri ndihmon sistemin imunitar, ndërsa proteina ndihmon me rritjen dhe riparimin. Ajo gjithashtu do të ngopi fëmijën tuaj dhe do të ngadalësojë absorbimin e ushqimit për t’i dhënë energji të qëndrueshme për përqendrim dhe vigjilencë.

Paketoni një sanduiç,që përfshinë një proteinë të tillë si mishi, pula, peshku (ton dhe salmoni janë opsione të mira), ose bishtaja si fasulja. Nëse preferoni për drekë  sallatë, hidhni pak oriz ose makarona . Darka e natës së kaluar mund të jetë një zgjedhje tërheqëse për kutinë e drekës. Për shembull, Spaghetti Bolognese mund të mbahen të ngrohta dhe të vendosen në një kavanoz ushqimi.