RONA NISHLIU FLET PËR PRITJEN E ËMBËL/ Ja kur vjen në jetë fëmija – AlpeGossip
RONA NISHLIU FLET PËR PRITJEN E ËMBËL/ Ja kur vjen në jetë fëmija

RONA NISHLIU FLET PËR PRITJEN E ËMBËL/ Ja kur vjen në jetë fëmija

Teksa lançoi albumin e saj më të ri, këngëtarja Rona Nishliu dha në kopertinën e tij lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo i dedikoi një shkrim të veçantë fëmijës që do të sjellë në jetë, duke lënë të kuptohet se është shtatzënë për herë të parë.

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale”- ishin fjalët në albumin e Ronës.

Këngëtarja mbajti një koncert në Prishtinë për të promovuar albumin “Mindil” dhe në një intervistë për “Mirage” ka folur rreth pritjes së ëmbël.