U THA SE MIQËSIA MES TYRE MORI FUND/ Donaldi dhe Dj PM provojnë të kundërtën (VIDEO) – AlpeGossip
U THA SE MIQËSIA MES TYRE MORI FUND/ Donaldi dhe Dj PM provojnë të kundërtën (VIDEO)

U THA SE MIQËSIA MES TYRE MORI FUND/ Donaldi dhe Dj PM provojnë të kundërtën (VIDEO)

Miqësia mes Donald Veshajt dhe Dj PM, ka qëndruar e fortë edhe pas daljes nga “BBVIP”. Dyshja janë pëlqyer nga publiku për pozitivitetin dhe humorin që i kanë dhënë shtëpisë me njëri-tjetrin.

Pas daljes u aludua se miqësia mes dy djemve ishte prishur por ata kanë treguar të kundërtën për publikun.

Aktori i humorit ka postuar nje video të këngës virale të Dj Pm, Dj Dagz dhe këngëtarit Ylli Limani të cilën dy miqtë e rikthyen dhe njëhrë brenda shtëpisë së “BBVIP” ku sot numëron mijëra klikime në “YouTube”.

Në video shfaqet Donaldi me Pm duke kënduar këngën ‘Besom’, ku pas tyre del dhe Ylli Limani. Krahas postit aktori shkruan: A e din pse? @ylllimani eshte ky me duket dhe sigurisht @djpm_ dashuria ime! ❤️

Videoja ka pasuar më pas dhe shumë komente pozitive nga ndjekësit ku i përgëzojnë ata për miqësinë e tyre dhe se iu kishte munguar t’i shikonin së bashku.

VIDEO