TË LIDHUR PREJ VITESH/ Ja sakrifica që bën Ledri për të dashurën (FOTO) – AlpeGossip
TË LIDHUR PREJ VITESH/ Ja sakrifica që bën Ledri për të dashurën (FOTO)

TË LIDHUR PREJ VITESH/ Ja sakrifica që bën Ledri për të dashurën (FOTO)

eta private e Ledri Vulës ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave pavarësisht se lidhjen e fundit reperi është munduar ta ruajë sa më larg syrit të publikut.

Siç dihet tashmë prej vitesh Ledri është në një lidhje me një vajzë që nuk i përket botës së televizionit e cila quhet Sara.

Çifti kanë vendosur që lidhjen e tyre mos ta konfirmojnë publikisht dhe duket se këtë rregull Ledri do vazhdojë ta zbatojë për shumë gjatë.

Reperi ishte i ftuar së fundmi në “N’drrimi i natës” në Klan Kosova ku gjatë rubrikës “Haje ose thuaje”, u pyet nëse është në lidhje.

Vetëm për të mos e konfirmuar lidhjen, Ledri konsumoi një spec djegës dhe vendosi të mos flasë për të dashurën.