I BËJNË TË DYJA/ Moderatoret që na treguan se dinë edhe të…aktrojnë (VIDEO) – AlpeGossip
I BËJNË TË DYJA/ Moderatoret që na treguan se dinë edhe të…aktrojnë (VIDEO)

I BËJNË TË DYJA/ Moderatoret që na treguan se dinë edhe të…aktrojnë (VIDEO)

Të jesh moderatore në ekranin shqiptar ka një kuptim dhe një përkushtim më të gjerë se sa mund ta mendonim ne apo publiku jashtë. Ndër vite moderatoret e kanë përfshirë veten edhe në programin e emisionit dhe jo vetëm në prezantim.

Eneda Tarifa ka qenë një prej tyre. Përveçse moderonte në “Portokalli” në Top Chanel, gjithashtu edhe aktronte. Sa e sa herë e kemi parë si police gjatë emisionit? Apo si pjesë e filmave të vjetër?  Ndërthurte dhe talentin e saj në muzikë dhe bënte një aktrim të shkëlqyer krahë Salsano Rrapit apo Xhemi Shehut. Jo vetëm kjo, edhe kur prezantonte bënte një aktrim të shkurtër për t’i sjellë në skenë aktorët e humorit. Më poshtë do të shikoni një nga momentet ku Eneda aktron dhe këndon njëkohësisht, pa lënë pas moderimin.

Xhemi Shehu, bashkëprezantuese me Enedën në të njëjtën periudhë, por edhe në vijim, deri në ditët e sotme. Gjatë emisionit “Portokalli” ajo përfshihet dhe merr pjesë në skeçet që realizohen nga aktorët e humorit. Shpesh e shohim që të ndërmarri dhe role të rëndësishme e të komplikuara, por që ja del si të ishte profesioniste.

 

Marina Vjollca gjithashtu nuk e mbyll “Klanifornia” vetëm me prezantimin e saj. Në bashkëpunim me aktorët e tjerë ajo përfshihet në skenat apo skeçet që ata bëjnë. Jemi mësuar ta shohim në role të ndryshme, por një nga ata që bie më në sy është roli i oficeres të maskuar, me syze të zeza, kapele dhe flokët e mbledhura.

View this post on Instagram

Ne aksion… Sonte do gajaseni😂

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) on

Roza Lati vazhdon t’i gërshetojë aftësitë e saj në “Why Not”. Jo më larg se javën që shkoi e pamë të luante një skeç me Stresin, për të cilin u krijuan disa polemika ku u përfshi dhe Keisi. Megjithatë kjo s’ka qenë hera e parë që e kemi parë rozën të aktrojë gjatë emisionit.

ALPEgossip.al