“DO TË SHËRONTE KIARA?” Luizi zbulon pse i rrëfeu moderatores për sëmundjen: I thashë sa do dalim këtu do ikim… – AlpeGossip
“DO TË SHËRONTE KIARA?” Luizi zbulon pse i rrëfeu moderatores për sëmundjen: I thashë sa do dalim këtu do ikim…

“DO TË SHËRONTE KIARA?” Luizi zbulon pse i rrëfeu moderatores për sëmundjen: I thashë sa do dalim këtu do ikim…

Pas dinamikave të shumta që ndodhën mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP2”, kanë qenë disa banorë që kanë biseduar me Luizin, në lidhje me rrëfimin që kishte bërë.

Një ndër to është Kejvina Kthella, e cila ka reaguar mjaft e revoltuar kur këngëtari mohoi se ishte i sëmurë dhe historia i përkiste një shoku të tij.

Gjatë një bisede në oborr ku ndodhte edhe Tea, Kejvina e pyeti Luizin se “pse ia the Kiarës?”.

Pjesë nga biseda:

Kejvina: Do të të shëronte Kiara?

Luizi: Jo

Kejvina: Ça roli do luante Kiara?

Luizi: Ta them unë pra. U lidha kaq shumë, u afeksionova kaq shumë pas saj, sa e kam si qëllim kur e dua diçka me shpirt, nuk ka shanse mos me e pas. Dhe i thashë sa do dalim nga këtu do ikim në Maldive.

Kejvina: Ti?

Luizi: Si ti? Unë pra, se i thashë ku ke qejf me shku, se po flisnim një ditë, e tha ‘unë kam qejf me shku në Maldive’.