“KISHA SHUMË BESIM TE TI”/ Kejvina ia thotë troç Luizit: Je i marrë, një zhgënjim total – AlpeGossip
“KISHA SHUMË BESIM TE TI”/ Kejvina ia thotë troç Luizit: Je i marrë, një zhgënjim total

“KISHA SHUMË BESIM TE TI”/ Kejvina ia thotë troç Luizit: Je i marrë, një zhgënjim total

Kejvina Kthella ka reaguar shumë ashpër në lidhje me situatën e krijuar mbrëmjen e djeshme në spektaklin e madh të “Big Brother VIP2”.

Mbrëmë pas përfundimit të prime-t, teksa ishte me Tean dhe Luizit, i tha këtij të fundit se “je i marrë”.

“Për mua i marrë je sot. Ti për mua je një zhgënjim total. Unë kam pasur besim shumë te ti. Po të marrësh e ti thuash tjetrës, duke ngrënë edhe një sanduiç, duke ia bërë si një gjë normale, edhe të flasësh për një sëmundje aq të rëndë, që larg qoftë mos pafsha as armikun më të madh në këtë situatë, jo më njerëzit që i kam përzemër”, i tha Kejvina.