Situata mes Mozzik dhe Loredanës po i ngjan çdo ditë e më shumë një telenovele me veprimet e tyre të dyshimta dhe me fansat që janë gjithnjë në kërkim të detajeve që mund t’i bëjnë bashkë.
Së fundmi, postimi i Loredanës në Instastory ka marrë vëmendjen e rrjetit, pasi ajo ka shpërndarë deklaratën e Cardi B, që shprehet se do jetë gjithnjë pranë Offset pavarësisht se ç’ndodh. Kjo për arsyen e thjesht: Kulture, vajza e tyre.
Këtë paralele e ka hequr si duket edhe Loredana me situatën ku ndodhet duke treguar se ajo do e përkrah dhe mbështesë gjithmonë Mozzik.
“Nuk më intereson nëse nuk ju pëlqen. Nuk flas me të, por kjo nuk do të thotë se ju keni të drejtë të tregoni mungesë respekti ndaj babait të vajzës sime. Nëse ai vdes, ose i ndodh diçka nuk do e rrisësh ti fëmijën tim dhe nuk kujdesesh ti për të.”
Nuk e dimë nëse me këtë deklaratë ajo na ka treguar se janë bashkë apo se janë thjesht miq për shkak të Hanës por mbetet për tu parë.
E gjitha filloi pak javë më parë kur u vu re se Loredana dhe Mozzik ndiqen në Tik-Tok dhe fill pas këtij lajmi në media qarkulloi një video ku dyshja shihej teksa bënte shopping në Gjermani. Vetë Loredana ka komentuar në këtë video, me një zemër, koment ky që çmendi fansat.
Një sërë detajesh na shtynë edhe më shumë të mendonim se dyshja është ribashkuar e një ndër to është fakti se ata veshin rrobat e njëri-tjetrit.
Sakaq, një foto e dyshimtë nga ditëlindja e Mozzik na bëri të mendojmë se ata e kanë kaluar bashkë këtë ditë të veçantë.