HIQNI DORË/ Këto janë ngjyrat e thonjve që janë jashtë mode për këtë sezon – AlpeGossip
HIQNI DORË/ Këto janë ngjyrat e thonjve që janë jashtë mode për këtë sezon

HIQNI DORË/ Këto janë ngjyrat e thonjve që janë jashtë mode për këtë sezon

Kemi shkruar shpesh për tendencat e këtij sezoni duke filluar që nga veshjet, rrobat e banjës, aksesorët e deri te ngjyrat e thonjve, që nuk janë më pak të rëndësishme. Para çdo takimi që kemi lënë te estetistja sigurohemi që ta kemi të qartë modelin dhe ngjyrën e thonjve që dëshirojmë dhe për këtë kërkojmë kudo. Por cilat janë ngjyrat që këtë sezon janë jashtë modës dhe që duhet të hiqni dorë, të paktën këto kohë?

Këtë sezon hiqni dorë nga ngjyrat e ftohta. Janë “out” të gjitha tonet e grisë, të së bardhës, ngjyra e zezë, vishnja, kafja dhe të gjitha tonet e errëta. Mos u shqetësoni nëse këto ngjyra janë të preferuarat tuaja, pasi rikthehen në modë menjëherë sapo vjen vjeshta!

Ngjyrat që janë trende të verës janë ngjyrat e ndezura, tonet e së kuqes, portokallisë, të verdhës, të kaltrës dhe ngjyrat neutrale.