Bëni ç’të doni, por këto këngë s’duhet t’i dëgjoni asnjëherë për ditëlindje! (VIDEO) – AlpeGossip
Bëni ç’të doni, por këto këngë s’duhet t’i dëgjoni asnjëherë për ditëlindje! (VIDEO)

Bëni ç’të doni, por këto këngë s’duhet t’i dëgjoni asnjëherë për ditëlindje! (VIDEO)

Ka njerëz të cilët për ditëlindjen e tyre mendojnë që prej fillimit të vitit. Kanë në mendje gjithçka. Festën, njerëzit, veshjen madje dhe dhuratat që duan. Por gjërat, ndonjëherë nuk shkojnë ashtu siç duam ne.

E kemi fjalën për rastin kur papritur lidhjes tënde i vjen fundi, apo kur mëson se pikërisht atë ditë nuk do të mund të kesh pranë njerëzit që do të doje. Tingëllon e dhimbshme, por kjo s’do të thotë që festa s’do të bëhet apo se të tjerët s’mund të gëzojnë që ditën kur t’i linde.

Ajo çfarë duhet në fakt t’i bëni vetes është të shmangni disa këngë specifike ditëlindjesh.

1. Telefonatë zemrash (Françesk Radi & Mariza Ikonomi)

Në çdo ditëlindje, figura e prindërve është padyshim shumë e rëndësishme. Nëse për arsye nga më të ndryshmet, babi nuk është aty atë ditë bëni mirë që këtë këngë të mos e dëgjoni.

Kënga flet për një bisedë të çiltër mes vajzës dhe të atit që ndodhet larg familjes. Shmangini vetes ca lot.

 

2. Dhuratë për ditëlindje

Nëse të ndodh që ditëlindjen duhet ta kalosh larg vendit, familjes dhe miqve të tu më të afërt bën mirë që kjo këngë të mos kujtohet. Thjesht vështirëson jetën dhe mallin e emigrantit, që në ditën e lindjes s’do të kishte asnjë dëshirë tjetër veçse të ishte në vendin e tij. Edhe këtë, hiqeni nga lista!

3. Ditëlindja- Kaltrina Selimi

Kaltrina Selimi u bë shpejt e njohur me baladën që do t’u dedikohej ish-ave në ditën e tyre të lindjes. Ajo/ai po feston dhe ti nuk je aty. Sido që të kenë shkuar punët ti gjithsesi e pret një dreq mesazhi. Për respekt të paktën. Nejse, ajo që duam t’ju themi është që gëzohuni me çfarë të mundni dhe mos e dëgjoni këtë këngë. Pse të qani atë ditë?

4. Gold AG ft. Buraku – Urime Ditelindjen

Mos harroni të fusni edhe këtë në listë.

5. Festojmë- Elvana Gjata

Në 1 nga 6 këngët e reja të Elvanës, është edhe Festojmë. Teksi është kaq i dhimbshëm dhe nuk rekomandohet që dikush me zemër të thyer ta dëgjojë. Aq më tepër në atë ditë. Ose mund ta bëni. Kur festa ka mbaruar, njerëzit të kenë ikur dhe po ndjeni nevojën për t’i çliruar ato që për shumë orë u përpoqët t’i fshihni.

 

Sido që të jetë, duhet të kujtoni gjithmonë që asgjë nuk ka kaq shumë rëndësi sa për t’ua prishur humorin e ditës tuaj të veçantë. Kështu që për të qenë të sigurtë ju sugjerojmë këtë. Një perlë nga Ylli Baka, pak ushqim dhe kaq! Gëzuar ditëlindjen! Anabel.al/