Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Adelina Tahiri humb personin e dashur (FOTO) - AlpeGossip
Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Adelina Tahiri humb personin e dashur (FOTO)

Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Adelina Tahiri humb personin e dashur (FOTO)

Këngëtarja Adelina Tahiri është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe pritet që për pak javë të vijë në jetë fëmija i saj i parë me bashkëshortin maqedonas Serjoza Markov. Biznesmeni dhe këngëtarja do të bëhen prindër të një djali.

Mirëpo me anë të një postimi në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja e hitit “Mos u kthe” dha lajmin e hidhur ditën e sotme se kolegu i saj, këngëtari maqedonas Vlatko Ilievski ishte ndarë nga jeta. Sipas lajmeve të bëra publike në mediat maqedonase, 33-vjeçari është gjendur i pajetë në automjetin e tij, teksa një telefonatë anonime paralajmëronte edhe vdekjen e tij.

R.I.P.

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

“U prehsh në paqë” –  shkruan Adelina Tahiri krahas fotos së këngëtarit Vlatko Ilievski.