Edhe pse u duk e vështirë në sytë e publikut se cilat vajza do të linte jashtë këtij dating show, Saimiri vendosi në fund: Juli dhe Klea janë ato të cilat dolën nga kjo garë vetëm një javë pas nisjes së spektaklit.
Pasi u takuan këtë javë me princin e “Love Story”, vajzat nuk ishin në gjendje të mendonin se cilën prej tyre do të zgjidhte. Deri në fund, kur Saimiri vendosi të linte tri vajza: Klean, Julin dhe Silvanën.
Trëndëfilin e kuq, ai vendosi t’ia jepte kësaj të fundit, për ta bërë edhe një herë tjetër bashkë me motrën në këtë rrugëtim të shumëpërfolur të dy binjakeve. Kështu, edhe pse nuk e prisnin, Klea dhe Juli mbetën jashtë kësaj gare, e cila, pa dyshim, do të vijojë për 16 vajza të tjera, por edhe për hyrjet e reja që pritet të “trazojnë ujërat” javët e ardhshme.