Nga pushimet në Greqi, Rudina Magjistari ka “dy fjalë” për kritikuesit: Flokët e pakrehur… (FOTO) – AlpeGossip
Nga pushimet në Greqi, Rudina Magjistari ka “dy fjalë” për kritikuesit: Flokët e pakrehur… (FOTO)

Nga pushimet në Greqi, Rudina Magjistari ka “dy fjalë” për kritikuesit: Flokët e pakrehur… (FOTO)

Rudina Magjistari, moderatorja e njohur e ekranit shqiptar ka zbuluar pak ditë më parë se ka nisur pushimet me familjen. Destinacioni që ka zgjedhur këtë herë është Greqia nga ku herë pas here publikon foto në ‘’Instagram’’. Ditën e djeshme prezantuesja publikoi një foto pa grim, në mënyrën më natyrale të mundshme duke shijuar ditën.

Por pati nga ata që nuk e menduan si ‘’të denjë’’ publikimin e kësaj fotoje dhe komentuan negativisht.

Kur të gjithë menduan se Rudina nuk do reagonte, ajo e bëri dhe për këtë zgjodhi mënyrën më të mirë. Pak minuta më parë ajo publikoi një tjetër foto në të cilën shkruan: “E diela ime sot. Ju si po kaloni? Ups… ndjesë për flokët e pakrehur, por problemi është se më pëlqejnë kështu”.