Sot më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të gruas, nuk kanë munguar urimet e dedikimet e VIP-ave shqiptarë për femrat e jetës së tyre, që nga mamatë, gjyshet, bashkëshortet, motrat e mikeshat. Një urim të veçantë ka bërë edhe Bes Kallaku i cili ka uruar 3 femrat e rëndësishme të jetës së tij me një postim në Instagram.
Aktori ka postuar një kolazh fotosh ku shfaqet me mamanë Shpresën, me gjyshen Ijen dhe bashkëshorten Xhensilën.
“Urime 8-Marsin, Nena (Shpresa) qe me linde, me dhe jeten, Ija qe me rrite me lule dele, Xhensila qe me lumturove ditet”, shkruan Besi.
Mirëpo aktori ka harruar motrën e tij Anën e cila i shkruan publikisht se i ka ngelur hatri.
“Po mua lopa më ka bërë? Hajde se flasim zemra motrës”, i shkruan Ana Besit.