U tha se janë ndarë, Majk kapet mat me vajzën e politikanit në momente intime – AlpeGossip
U tha se janë ndarë, Majk kapet mat me vajzën e politikanit në momente intime

U tha se janë ndarë, Majk kapet mat me vajzën e politikanit në momente intime

Ditët e fundit është raportuar në media se Majk dhe vajza e politikanit Muhedin Nushi, fashion blogger-ja Melita Nushi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre që bëri bujë në media pak muaj më parë.

Thashethemet i shtoi edhe më shumë Majk i cili tre ditë më parë postoi foton e një modeleje dhe shkruante se donte të dashurohej, duke lënë të kuptohet se ishte single.

Mirëpo siç duket e vërteta nuk qëndron kështu pasi sipas burimeve të “lajmi.net”, Majku dhe Melita e vazhdojnë lidhjen.

 

Madje dyshja janë parë duke u përqafuar në një lokal të Prishtinës dhe shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.