SA I KUSHTOI BILETA? Lori Hoxha ndjek nga afër koncertin e reperit të famshëm amerikan (FOTO) – AlpeGossip
SA I KUSHTOI BILETA? Lori Hoxha ndjek nga afër koncertin e reperit të famshëm amerikan (FOTO)

SA I KUSHTOI BILETA? Lori Hoxha ndjek nga afër koncertin e reperit të famshëm amerikan (FOTO)

Ndërsa ne gëzohemi me koncertet në Tiranë, Lori Hoxha është duke shijuar jetën dhe eventet në Londër.

Fashionistja shqiptare ishte mbrëmë në koncertin e një prej reperëve më të njohur: Drake.

Po, Lori Hoxha dëgjoi nga afër fiksimin tonë dhe kërceu me këngët e tij, ndërkohë që ne ishim duke fjetur!

Fillimisht ajo postoi një foto në Snapchat nga jashtë O3, vendit ku u zhvillua koncerti i këngëtarit të hitit “God’s Plan”.

Kapacitetit i tij është për 20.000 persona dhe Drake mësohet se do të performojë për 7 ditë në të njëjtin vend, si pjesë e turneut të tij “Assassination Vacation” në Europë.

Lori Hoxha publikoi disa momente nga performanca e reperit, ndërsa në një prej videove shfaqet edhe ajo duke kënduar.

Në asnjë moment Lori nuk tregon se me kë ndodhet për të ndjekur nga afër këngëtarin e njohur, ndërsa ne në “iconstyle.al” mësuam detaje për çmimet e biletave.

Sipas informacioneve të publikuara në formë zyrtare, një biletë për të parë koncertin e Drake kushton nga 80 në 288 dollarë. Ndërkohë nga pozicioni i saj e kemi të vështirë të kuptojmë se në cilën seksion kishte zgjedhur të qëndronte.