FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush Xhensila Myrtezaj (FOTO) – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush Xhensila Myrtezaj (FOTO)

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush Xhensila Myrtezaj (FOTO)

Këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj, feston sot ditëlindjen. Kjo është ditëlindja e parë që Xhensila e pret me të voglën në krahë, vajzën e saj Ajkën, e cila erdhi në jetë në korrik të vitit që lamë pas.

Për të gjithë kuriozët, këngëtarja ka lindur më 9 Prill të vitit 1993 dhe ditën e sotme ka mbushur plot 26-vjeç.

E para që e ka uruar Xhensilën në rrjete sociale ka qenë këngëtarja e njohur Kida, me të cilën Xhensila ruan një miqësi të fortë.

“Shumë urime për motrën time të mirë! Je personi më i mirë, me zemrën më të mirë që kam njohur ndonjëherë! Faleminderit motër për çdo gjë, të dua shumë! Edhe 100, me shëndet e të gjitha të mirat!”- shkruan Kida krahas fotos së dy këngëtareve.