“9 PRILLI DATË E ÇUDITSHME”/ Elia Zaharia kujton ditët e vështira të familjes së bashkëshortit – AlpeGossip
“9 PRILLI DATË E ÇUDITSHME”/ Elia Zaharia kujton ditët e vështira të familjes së bashkëshortit

“9 PRILLI DATË E ÇUDITSHME”/ Elia Zaharia kujton ditët e vështira të familjes së bashkëshortit

9 prilli njihet si një ditë e trishtë për familjen mbretërore shqiptare. Në këtë datë kanë ndodhur dy nga ngjarjet më të vështira, të cilat nuk do harrohen kurrë nga familja Zogu. Për të kujtuar këtë ditë, bashkëshortja e Princit Leka II, Elia Zaharia Zogu, ka publikuar disa foto të vjetra, që i përkasin vitit 1961, kur Mbreti Ahmet Zogu ndërroi jetë. Në fotografitë e rralla shihen pjesëtarët e familjes duke mbajtur zi për ndarjen nga jeta të mbretit. “9 prilli është datë e çuditshme! 9 prill 1939 Mbreti Zog pa për herë të fundit vendin e tij…9 prill 1961 ai ndërroi jetë…Duket sikur kemi të bëjmë me dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person, në të njëjtën datë”, – ka shkruar ajo bashkangjitur postimit të saj.

Elia Zaharia është pjesë e familjes mbretërore që nga viti 2016, kur kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me Princin Leka II