Bashkëshorti i Beren Saat acarohet keq me këtë skenë intime të ‘Sulltanesha Kosem’ – AlpeGossip
Bashkëshorti i Beren Saat acarohet keq me këtë skenë intime të ‘Sulltanesha Kosem’

Bashkëshorti i Beren Saat acarohet keq me këtë skenë intime të ‘Sulltanesha Kosem’

Serialet historike janë kthyer në serialet më të ndjekur nga teleshikuesit e një ndër to është edhe “Sulltanesha Kosem”, ku në rol kryesor është aktorja e njohur Beren Saat.

Beren është e martuar me këngëtarin Kenan Dogulu i cili një nga skenat e këtij seriali nuk e ka pritur mirë.

Bëhet fjalë për një pjesë ku Kosem dhe sulltan Murati shkëmbejnë një puthje plot ndjenjë.

Gjatë xhirimeve, bashkëshorti i aktores është inatosur dhe mediave turke nuk u ka shpëtuar ky fakt.

Ata e kanë pyetur Kenan Dogulu lidhur me këtë pjesë dhe ai është përgjigjur se e dinte që një skenë e tillë do të ndodhte, por nuk e priste në këtë formë.

Megjithatë kjo nuk ka ndikuar absolutisht në martesën e Beren dhe Kenan pasi ata vazhdojnë të jenë të lumtur bashkë. Fundja profesioni i aktores i ka edhe këto.