Imagjinojeni pak: ti je me partnerin tënd dhe gjërat po nxehen goxha. Përfshiheni gjithnjë e më shumë me trupat e njëri tjetrit, kur krejt papritur e gjeni veten duke qarë. Ç’ndodhi?!
A është normale të qash gjatë seksit?
Ekspertët thonë se është shumë më normale nga ç’mendoni. Ky fenomen është shumë i përhapur dhe mund të ndodhë në mes të aktit seksual.
Pse ndodh?!
Ka disa arsye!
1. Seksi është thjesht shumë i mirë
Kur seksi bëhet shumë intim dhe shkakton kështu ndjenja të forta një formë e të shprehurit janë lotët.
2. Po ju vijnë ndër mend kujtime jo shumë të mira.
Fatkeqësisht seksi mund të zgjojë në kujtesën tuaj eksperienca negative të së shkuarës. Gjatë kohës së aktit, ju kujtoni këto dhe thjesht s’mund ta shmangni të qarën.
3. Je e nevrikosur ose ankthioze
Lotët janë një tjetër formë që ne përdorim për të nxjerrë në pah ndjenja që s’i shprehim dot. Shpesh njerëzit i shprehin ndjesitë negative përmes të qarës. Nëse gjatë seksit ndiheni ankthiozë rreth performancës mos u habisni nëse e kapni veten duke qarë.
4. Është fizikisht e dhimbshme.
Një grua mund të qajë nëse ndjen dhimbje fizike gjatë seksit.
Ç’duhet bërë rreth kësaj?
Nëse arsyeja pse po qani nuk është për t’u shqetësuar mund thjesht të flisni me partnerin tuaj për këtë. Ai duhet ta dijë këtë. Nëse lotët e përsëritur vijnë për shkaqe që ju trishtojnë, drejtohuni tek një psikolog për ta zgjidhur problemin.