DASHURIA E FANSAVE/ Teksa Demi Lovato luftonte me vdekjen në spital fansat e saj… (FOTO) – AlpeGossip
DASHURIA E FANSAVE/ Teksa Demi Lovato luftonte me vdekjen në spital fansat e saj… (FOTO)

DASHURIA E FANSAVE/ Teksa Demi Lovato luftonte me vdekjen në spital fansat e saj… (FOTO)

Demi Lovato ka qënë gjithmonë e sinqertë për problemet me lëndët narkotike apo shëndetin mendor, madje edhe këngët e saj dokumentojnë çdo fazë të jetës së saj. Në këngën “Sober”, këngëtarja rrëfeu se kishte thyer premtimin dhe tashmë nuk ishte më esëll, pasi kishte konsumuar sërish lëndë narkotike pas rehabilitimit.

Këngëtarja u dërgua me urgjencë në spital si pasojë e overdozës me heroine mbrëmjen e së martës dhe raportohet se është zgjuar dhe është në kujdesin e mjekësve. Mirëpo fansat përveçse kanë dërguar të gjithë dashurinë dhe lutjet për Demin kanë nisur edhe një trend të ri në rrjetet sociale, ku rrëfejne sesi këngëtarja i ndihmoi me këngët e saj në kohët e tyre të vështira.

“’Stone’ më ndihmoi pasi u ndava nga i dashuri, ‘Skyscraper’ më ndihmoi të luftoja me depresionin, ‘Confident’ më bëri të besoj që mund t’ia dal, ‘Really dont care’ më ndihmoi të mësoj sesa vlej. #HowDemiHasHelpedMe” – shkruante një fanse.

“#HowDemiHasHelpedMe Mbaj mend teksa isha ulur në spital, pas një tentative për t’i dhënë fund jetës, kënga ‘skyscraper’ nisi të lunate në radio dhe u mbusha plot jetë. Kisha besim që gjithçka do të bëhej shumë mire” –tha një nga fansat besnikë të Demi Lovato-s.

“#HowDemiHasHelpedMe Ajo më mësoi përmes këngës “Warrior” se momentet tona më të vështira na bëjnë më të fortë dhe më të ndërgjegjësuar për situatat që përjetojmë. Kjo është e mrekullueshme pasi gjithmonë kam qenë e frikësuar për paraqitjen e jashtme dhe ndjenjat e mia.” – shkruante një tjetër adhuruese e Demi-t.

“Sinqerisht sa herë doja t’i jepja fund jetës, vendosja një këngë të Demi Lovato-s dhe nuk ndjehesha më i vetëm. Po të mos ishte ajo, nuk do isha këtu ku jam sot. Pikërisht për këtë arsye, kam gdhendur në trup “Now I’m A Warrior” #HowDemiHasHelpedMe” – u shpreh në “Twitter” një tjetër fanse.