Selena, një mesazh për vajzat/ “Perfeksioni fizik është një mit” – AlpeGossip
Selena, një mesazh për vajzat/ “Perfeksioni fizik është një mit”

Selena, një mesazh për vajzat/ “Perfeksioni fizik është një mit”

Ditën e kaluar ajo u fotografua duke shijuar rrezet e diellit së bashku me miqtë e saj në një jaht dhe pamjet u bënë menjëherë virale duke u komentuar në mënyra të ndryshme online.

Për herë të parë këngëtarja e famshme shfaqi shenjën e operacionit të veshkës por gjithashtu edhe trupin e saj me disa kilogramë më shumë.

Duket se njerëzit menjëherë e harruan dramën e ndarjes nga Justin Bieber për t’u fokusuar tek format e saj trupore dhe për të gjithë ata që e gjykuan apo komentuan negativisht, Selena Gomez ka një mesazh.

24-vjeçarja këshillon të gjitha vajzat të kujdesen për trupin e tyre ashtu siç ato duan dhe dinë dhe të mos përpiqen të duken perfekte. “Perfeksioni fizik nuk ekziston, ai është një mit, një fiksim që mbërthen vajzat në një vorbull urrejtjeje ndaj vetes, negativiteti dhe demoralizimi” -shkruan ajo në një video të postuar në Instagram.

Më pas Gomez shtoi se është e pamundur që një femër të jetë perfekte sepse kështu e kërkon shoqëria, kujdesi dhe kilogramët janë për veten dhe jo për të tjerët. Ky mesazh i dha menjëherë fund komenteve negative apo deklaratave në portale të ndryshme të huaja se ajo është shëndoshur dhe nuk ka një trup perfekt si një divë hollivudi.