“ISHTE SHUMË E RËNDË”/ Dj Dagz flet për raportin me Donaldin pas zinxhirit – AlpeGossip
“ISHTE SHUMË E RËNDË”/ Dj Dagz flet për raportin me Donaldin pas zinxhirit

“ISHTE SHUMË E RËNDË”/ Dj Dagz flet për raportin me Donaldin pas zinxhirit

Ditën e sotme, në emisionin “Big Brother VIP Fun Club” Dj Dagz ka folur rreth zinxhirit të shpëtimeve që e nxorrën atë në një televotim me Einxhel.

Ai tha se është ndjerë i prekur nga zgjedhjet e banorëve, sidomos të Donaldit, me të cilin ka thënë se ka patur një marrëdhënie shumë të mirë.

“Nëse do të kishta qenë brenda, do të kisha vepruar si Einxhel, ndoshta edhe më keq.

Ajo që bëri Donaldi është shumë e rëndë për mua. Nëse do të kishte ndodhur jashtë do të ishta prekur shumë, por e gjykoj si format “Big Brother VIP” që në fund të fundit është një lojë.

Unë këtu nuk çuditem për asgjë dhe për asnjë.”- tha ai.

Ndërkohë, ai theksoi se asnjëherë nuk ka ndërhyrë në debatet midis Donaldit dhe Einxhel dhe ka pritur nga Donaldi që të kujdeset për të, siç do të kujdesej dhe ai për Beatrix.

“Do të doja t’i kisha thënë Donaldit që ai ka një vëlla jashtë që mund të kujdeset për Trixën, të njejtën gjë e pres dhe nga ai në lidhje me Einxhel.

Nëse në jetën jashtë dikush do të ishte sjellë si Donaldi me të dashurën time, do ta kishte pësuar shumë keq.”