AKTORI SHQIPTAR IA KALON “KEMALIT”/ Shpallet më i pëlqyeri nga femrat (FOTO) – AlpeGossip
AKTORI SHQIPTAR IA KALON “KEMALIT”/ Shpallet më i pëlqyeri nga femrat (FOTO)

AKTORI SHQIPTAR IA KALON “KEMALIT”/ Shpallet më i pëlqyeri nga femrat (FOTO)

Deri dje Burak Ozçivit mbante vendin e parë si aktori më i bukur turk dhe më i pëlqyer nga femrat në Turqi. Burak është shumë i njohur edhe në Shqipëri falë rolit të Kemalit dhe ka shumë fanse femra. Megjithatë aktori ka rënë nga froni i më të mirit pasi vendin e parë e ka marrë Can Yaman.

Portali turk “Gecce” ka bërë një konkurs ku plot 50.1% të votave i ka marrë aktori me origjinë shqiptare Can Yaman. Ndërsa Burak ka rënë shumë poshtë me vetëm 24.4% të votave duke marrë vendin e dytë.

Kujtojmë që Can Yaman u bë shumë i njohur me serialin “Erkenci kus” që po transmetohet aktualisht në Turqi. Ai është komentuar shumë në mediat turke edhe për transformimin që pësoi në pamje pasi rriti mjekrën dhe iu përkushtua palestrës duke bërë muskuj.