NUK KA MË DYSHIME! Fatma Methasani flet për herë të parë për lidhjen me Alfion (FOTO) – AlpeGossip
NUK KA MË DYSHIME! Fatma Methasani flet për herë të parë për lidhjen me Alfion (FOTO)

NUK KA MË DYSHIME! Fatma Methasani flet për herë të parë për lidhjen me Alfion (FOTO)

Fatma Methasani ka folur për herë të parë hapur për historinë e dashurisë me kuzhinierin Alfio Rrozhani. Gjatë emisionit “Ftesë në 5”, Bieta Sulo e përballi moderatoren me një insert ku ajo betohej se nuk kishte të dashur.

E sikletosur, Fatma pranoi se e ka mohuar disa herë lidhjen në media, pasi preferonte ta shijonte pa shumë vëmendje. Ajo tregoi se në muajin nëntor, ata festojnë përvjetorin e dytë të lidhjes. Ndër të tjera, Fatma zbuloi edhe një histori të sajën me Alfion, ku mendonte se i dashuri ishte përhumbur tek ajo nga dashuria, por ndërkohë ai po mendonte tjetër gjë.

“Më ka ndodhur njëherë që e kishte gjithë kohën vëmendjen tek unë dhe unë u impostova. E më pas më tregoi se po mendonte nëse nishani im ishte me sipërfaqe apo pa sipërfaqe. Mendova se do të ishte një moment romantik, por..” – tregoi plot humor Fatma.

Disa orë përpara intervistës, Alfio shpërndau në rrjetet sociale një foto të shkëputur nga pushimet që çifti kaloi në Paris. Ata shfaqeshin të përqafuar dhe ishin kombinuar më së miri.