“JE AKOMA BABA…”/ Sot do fetone 42 vjetorin, Landi Hysi kujton me fjalët prekëse Dr. Florin – AlpeGossip
“JE AKOMA BABA…”/ Sot do fetone 42 vjetorin, Landi Hysi kujton me fjalët prekëse Dr. Florin

“JE AKOMA BABA…”/ Sot do fetone 42 vjetorin, Landi Hysi kujton me fjalët prekëse Dr. Florin

Dr. Flori do të festonte sot 42-vjetorin e lindjes, nëse do të ishte ende në këtë botë. Miqtë dhe artistët nuk kanë lënë asnjë rast pa e kujtuar këngëtarin e ndjerë dhe në këtë ditë kanë shkruar disa fjalë për të.

Roland Hysi ishte i pari që kujtoi mikun e tij përmes një postimi në rrjete sociale në këtë ditë. Ai ka postuar në Instagram një video të shkpëtur nga kënga “Baba në këtë skenë”, që Flori realizoi me Aurela Gaçen para se të ndahej nga jeta, por u publikua pas ngjarjes tragjike, si për të çuar deri në fund amanetin e tij.

“Jo 15 vjet plako! Jo! Je akoma baba në këtë skenë dhe mungon, jo vetëm ti, por edhe vetë skena!”, shkruan Landi përkrah videos së mikut të ndjerë.

VIDEO
Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta 6 vite më parë, në 17 nëntor 2014. Këngëtari ndërroi jetë në një moshë shumë të re, por ai la pas qindra hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite. Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin West Side Family, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009. Dr. Flori ishte dhe baba i dy fëmijëve, Kaltrinës dhe Danit, që kanë ardhur në jetë nga martesa me bashkëshorten e tij, Blerinën.