Së shpejti baba për herë të parë/ Aktori i njohur shqiptar ndan lajmin e bukur me ndjekësit (FOTO) – AlpeGossip
Së shpejti baba për herë të parë/ Aktori i njohur shqiptar ndan lajmin e bukur me ndjekësit (FOTO)

Së shpejti baba për herë të parë/ Aktori i njohur shqiptar ndan lajmin e bukur me ndjekësit (FOTO)

Aktori Ernest Zymberi, i cili është bërë i njohur me rolin e Llukmanit në serialin “O sa mirë”, së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e bukur ai ka zgjedhur ta jep vetë ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në Instastory.

“Urime festa e Kurban Bajramit. Dashni, lumturi e begati në familje. Të tre ne”, shkruan Ernesti sipër fotos ku shfaqet së bashku me bashkëshorten dhe në sy bie barku i saj i rrumbullakosur.

Bashkëshortja e aktorit të njohur është në javët e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt ata do të bëhen prindër për herë të parë të një vajze.

Kujtojmë që vetëm një vit më parë ata e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.