DUA LIPA FESTON 25 VJETORIN/ I ati i bën dedikimin emocionues: Ti je akoma fëmija im i vogël… – AlpeGossip
DUA LIPA FESTON 25 VJETORIN/ I ati i bën dedikimin emocionues: Ti je akoma fëmija im i vogël…

DUA LIPA FESTON 25 VJETORIN/ I ati i bën dedikimin emocionues: Ti je akoma fëmija im i vogël…

Dua Lipa feston sot 25-vjetorin e lindjes. Ajo lindi më 22 gusht të vitit 1995 në Londër dhe është fëmija më i madh i prindërve Dukagjin dhe Anesa Lipa. Me rastin e ditëlindjes, Dua ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë e familjarët e saj.

I ati i këngëtares, lideri i grupit “ODA”, i cili njëherësh ka luajtur edhe rolin e menaxherit gjatë gjithë karrierës së saj, nuk i ka kursyer fjalët më të përzemërta në 25-vjetorin e lindjes të së bijës.

Dukagjini publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej bashkë me të bijën e tij, e cila sot është një nga yjet më të mëdhenj botërorë.

“25 vjet nga koha kur linde dhe unë jam i bekuar. Je rritur tani, por ti je akoma fëmija im i vogël. Unë jam aq mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mahnitshëm. Do më kesh gjithmonë duke u kujdesur për ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, kanë qenë fjalët e tij.

Dua Lipa feston 25-vjetorin, babai i bën dedikimin emocionues (FOTO)

Dua Lipa feston 25-vjetorin, babai i bën dedikimin emocionues (FOTO)