ZBULOHET SURPRIZA/ Ja pse Arilena la Shqipërinë për Amerikën (FOTO) - AlpeGossip
ZBULOHET SURPRIZA/ Ja pse Arilena la Shqipërinë për Amerikën   (FOTO)

ZBULOHET SURPRIZA/ Ja pse Arilena la Shqipërinë për Amerikën (FOTO)

Prej javësh tashmë, këngëtarja e njohur Arilena Ara është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në Kaliforni të SHBA-së. Në fillim u tha se këngëtarja ishte nisur për pushime, por siç duket Arilena do të sjell shumë surpriza të reja.

Arilena ndodhet në Amerikë pasi është duke punuar për këngën e saj më të re e cila pritet që të jetë konkurrente në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. Kënga do të prezantohet në dhjetor të këtij viti dhe nëse fiton do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2020.

Kujtojmë që sezonin e kaluar, Arilena ishte pjesë e jurisë së ‘The Voice Kids’, ku dhe së bashku me këngëtarët e vegjël të grupit të saj tërhoqi shumë vëmendjen.

Burimi:Prive.al.