BËN DEDIKIMIN FRYMËZUES/ Rita Ora shpërndau bashkëpunimin e Tayna-s dhe Dafinës (FOTO) – AlpeGossip
BËN DEDIKIMIN FRYMËZUES/ Rita Ora shpërndau bashkëpunimin e Tayna-s dhe Dafinës (FOTO)

BËN DEDIKIMIN FRYMËZUES/ Rita Ora shpërndau bashkëpunimin e Tayna-s dhe Dafinës (FOTO)

Dy ditë më parë, Tayna dhe Dafina Zeqiri publikuan bashkëpunimin e tyre me titull “Bye Bye”. Kënga arriti sukses të menjëhershëm jo vetëm duke mbledhur 2.3 shikime në Youtube por edhe duke u komentuar për stilin që vajzat kishin zgjedhur.

E duket se ky bashkëpunim ja doli të “depërtonte” jashtë kufijve. “Bye Bye” ka tërhequr vëmendjen e artistes shqiptare Rita Ora e cila vetëm pak minuta më parë e ka shpërndarë këngën në ‘Instastory’. Krahas kësaj, duke bërë tag dy vajzat, Rita ka shprehur vlerësimin për to dhe krenarinë që ndjen teksa sheh vajzat shqiptare që sjellin një tjetër frymë.

 “A mund të them se përse vajzat kosovare janë kaq të mira! E dua vendin prej nga vi dhe më pëlqen të shikoj vajzat që marrin kontrrollin në dorë dhe janë vetvetja. Faleminderti vajza që përfaqësoni lirinë dhe tregoni që është në rregull që vajzat të jenë të lira dhe seksi në të njëjtën kohë. Vajzat që triumfojnë së bashku, qëndrojnë së bashku. E dua këtë këngë. Më bën kaq të lumtur”

Padyshim ky gjest kaq i bukur i Ritës nuk kishte si të mos emociononte vajzat të cilat e kan ripostuar në Instagramin e tyre. Madje në postimin e saj, Dafina i ka shprehur publikisht admirimin dhe mirënjohjen:

“Rita Ora ti je shembulli më i mirë. Të dua”, ka shkruar këngëtarja ndër të tjera.

Padyshim kjo ishte një surprizë tejet e këndshme për artistet, kënga e të cilave tanimë me siguri do të dëgjohet edhe nga të huajt apo kolegët e Ritës. Ne na vjen mirë që çdo ditë e me tepër vajzat shqiptare dhe krijimtare vendase po vlerësohet edhe nga artistë të cilët kanë prekur skenat botërore.