BABA PËR HERË TË PARË/ Brad Pitti shqiptar tregon portretin ëngjëllor të vajzës – AlpeGossip
BABA PËR HERË TË PARË/ Brad Pitti shqiptar tregon portretin ëngjëllor të vajzës

BABA PËR HERË TË PARË/ Brad Pitti shqiptar tregon portretin ëngjëllor të vajzës

Muajin e kaluar ish-banori i “Big Brother”, Enkelejd Mezini i krahasuar shpeshherë me Brad Pittin, u bë baba për herë të parë. Partnerja e Enekelejdit solli në jetë një vajzë të cilës çifti i vendosën emrin Ella, frymëzuar nga filmi “Cinderella”.

Në një intervistë për revistën “Story”, Enekelejdi ka folur për herë të parë për momentin kur e mori vajzën në krahë dhe ka zbuluar edhe dy foto ku tregon portretin e saj ëngjëllor.

Foto: story.al

“Kur mora vajzën time Ella në duart e mia për herë të parë ishte eksperienca më e bukur që kam jetuar deri tani. Jam shumë i lumtur që fëmija im i parë është vajzë dhe nëse shikoni edhe tipin e DNA, ju femrat keni 12 kromozome më shumë se meshkujt. Dhe kjo do të thotë që jeni më të mençura se ne meshkujt, ose që diçka dini më shumë”, është shprehur Enkelejdi.

Foto: story.al