Pasarelat e markave të mëdha të modës me siguri janë vendi ku zhvillohen të gjitha trendet e fundit të çdo stine. Por nuk janë prapra veshjet e “street style” të cilat quhen dhe si moda e vërtetë. Në rrugë sfilojnë blogeret dhe influencërat më të njohur në të gjithë botë. Fotografët janë ato që kapin momentin ideal duke i postuar detajet në rrjetet sociale që më pas të bëhen të zakonshme dhe të pranueshme për të gjithë. Më poshtë moda e rrugës na tregoi 5 tendencat që do të kryesojnë këtë vit:
Mos harroni rrathët e kokës: Kur Prada i vuri ato në kokën e modeleve ishte e vetja gjë që ra në sy në pasarelën e pranverës dhe verës 2019. Stilet e rrathëve extra large me copën velet apo dhe saten janë ato më të përhapurat.
Pastel pastel dhe vetëm pastel: Kjo ngjyrë e flokëve kurrë nuk kanë qenë më elegant se sa këtë sezon. Për pranverën në qytet, kombinoni bluzat e pambukut me flokët tuaj shumëngjyrësh.
Mbretëreshat e perlave: Nuk do ju ket kaluar pa e vënë re dhe karficat të cilat janë rikthyer fuqishëm. Të gjitha me perle me modele nga më të ndryshmet dhe patjetër duhet t’i vini të gjitha së bashku.