I NDODH ÇDO NËNE/ Emina Çunmulaj bën gabimin epik me vajzën e saj (FOTO) – AlpeGossip
I NDODH ÇDO NËNE/ Emina Çunmulaj bën gabimin epik me vajzën e saj (FOTO)

I NDODH ÇDO NËNE/ Emina Çunmulaj bën gabimin epik me vajzën e saj (FOTO)

Modelja e njohur Emina Çunmulaj prej vitesh po jeton në Shtetet e Bashkuara, së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.

Ajo ndan vazhdimisht me ndjekësit në rrjete sociale momente nga jeta e saj e përditshme, ndërsa së fundmi ka treguar se ka bërë gabimin e madh me të bijën, Ella-n.

Ajo e ka dërguar vajzën në shkollë si çdo ditë, mirëpo ka harruar se shkolla e kishte pushim.

“Sigurisht që e çova Ella-n në shkollë dhe më thanë që nuk ka shkollë. Jam zyrtarisht ajo mama. Kështu që jemi në parkun e lojrave.”- shkruan Emina me humor në postimin e saj.