ELVANA GJATA U SHFAQ SUPER SEKSI NË ZVICËR/ Komplimenti i Capital T i tha të gjitha: Ec aty… – AlpeGossip
ELVANA GJATA U SHFAQ SUPER SEKSI NË ZVICËR/ Komplimenti i Capital T i tha të gjitha: Ec aty…

ELVANA GJATA U SHFAQ SUPER SEKSI NË ZVICËR/ Komplimenti i Capital T i tha të gjitha: Ec aty…

Këngëtarja Elvana Gjata po vijon me turin e koncerteve jashtë Shqipërisë dhe promovimin e filmit të saj të ri “Dy Gisht Mjaltë”.

Dje ajo ishte në Zvicër, ku dha koncertin e radhës në Lausanne. Bukuroshja shqiptare publikoi disa foto për të treguar look-un e saj të mahnitshëm.

Elvana kishte veshur një fustan tutu të Valdrin Sahitit, teksa pozonte në shkallët dhe ekspozonte këmbët elegante.Po, po, e veshur me tyl nga koka te këmbët, Elvana prej kohësh ka sjellë në vëmendje trendin e ri që ka vjedhur zemrat e të gjitha fashionistave, si për të na bindur se edhe 2019-ta do të jetë viti i tutu-ve.

Për të mos e zgjatur shumë, mjafton të sjellim komentin e Capital T që i ka bërë Elvanës dhe do të shihni se bashkohemi të gjithë në një mendje me të.

“Ec atyyy”, i shkruan reperi shqiptar shoqëruar me një emoji zjarri dhe medaljeje prej ari.

Me sa kuptuam, frudat janë element i pandashëm në veshjet e Elvana Gjatës dhe duke parë veshjet e saj në daljet e fundit publike, mund të themi se këngëtarja qëndron besnike ndaj këtij stili klasik.

Filmi “Dy Gisht Mjaltë” me protagoniste Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin, e nisi me një premierë në Tiranë, për të vijuar më pas në Prishtinë e tani, po bën xhiron në kinematë e shumë shteteve evropiane.

View this post on Instagram

Last night in Zürich #2gishtmjaltë Credits: @gon1b

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on