FITON GJYQIN HISTORIK/ Homoseksuali adopton fëmijën me nënën zëvendësuese – AlpeGossip
FITON GJYQIN HISTORIK/ Homoseksuali adopton fëmijën me nënën zëvendësuese

FITON GJYQIN HISTORIK/ Homoseksuali adopton fëmijën me nënën zëvendësuese

Një homoseksual në Singapor ka fituar një çështje historike gjyqësore që e lejon të adoptojë një fëmijë, që e ka lindur nëpërmjet një nëne zëvendësuese.

46-vjeçari dhe partneri i tij kryen procesin në SHBA me një kosto prej 200.000 dollarësh, pasi ‘nëna zëvendësuese’ në Singapor është e paligjshme.

Ai u përpoq që të adoptonte fëmijën ligjërisht por kërkesa iu refuzua vitin e kaluar, duke mbetur pa të drejta ligjore prindërore.

Martesat e të njëjtit seks nuk njihen në Singapor dhe seksi homoseksual është i paligjshëm.

Fëmija katërvjeçar konsiderohet i paligjshëm në sytë e ligjit, pasi nëna zëvendësuese dhe babai biologjik nuk janë të martuar.

Nëna, e cila hoqi të gjitha të drejtat e saj nën marrëveshjen ‘surrogacy’, është gjithashtu e huaj, duke e bërë fëmijën të papërshtatshëm për t’u kualifikuar automatikisht për shtetësinë e Singaporit.

Donatorja e vezëve gjithashtu nuk është identifikuar kurrë.

Babai i fëmijë nuk kishte të drejta prindërore me ligj, megjithëse iu lejua të merrte vendime në emër të tij.

46-vjeçari, i cili ka qenë në një marrëdhënie me një burrë tjetër nga Singapori për rreth 13 vjet, do të ketë të drejtat e vetme prindërore të fëmijës kur të bëhet adoptimi.

Sipas ligjit në Singapor, fëmijët mund të adoptohen persona beqarë ose nga çifte të martuar.

Ai nuk mund të martohet ligjërisht me partnerin e tij ndaj e paraqiti kërkesën për adoptimin e fëmijës vetëm.

Kërkesa për adoptim u hodh poshtë dhjetorin e kaluar. Por të hënën gjykata vendosi që burri, identiteti i së cilit nuk dihet, do të jetë në gjendje të adoptojë fëmijën e tij.