NË PRITJE TË ËMBËL/ Ja si duket Denata Toçe me barkun e rrumbullakosur (FOTO) – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Ja si duket Denata Toçe me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

NË PRITJE TË ËMBËL/ Ja si duket Denata Toçe me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Ditën e djeshme u rikthye tek “E diela shqiptare” rubrika “Powerkidz” ku psikologia e njohur, Denata Toçe është pjesë e jurisë.

Denata ka publikuar disa foto në rrjete sociale ku shprehet se fëmijët i japin gëzim dhe shkruan se veshja e saj është bërë për dy persona duke lënë të kuptohet se është shtatzënë.

Gjithashtu në foto psikologia e njohur shfaqet duke mbajtur dorën tek barku teksa edhe komentuesit e urojnë për pritjen e ëmbël.

“Pranë fëmijëve të cilët më japin kaq shumë gëzim në jetën time. Çdo largim i fëmijëve nga gara nuk është ndëshkim, por secili prej tyre ka një veçori të madhe që jeta e gjatë do e tregojë. Ata janë unik dhe të mveshur me dhunti të pashoqe”, shkruan Denata.