“MË KE INAT TI MUA”/ Bleona përplaset live me Kejvinën (FOTO) – AlpeGossip
“MË KE INAT TI MUA”/  Bleona përplaset live me Kejvinën (FOTO)

“MË KE INAT TI MUA”/ Bleona përplaset live me Kejvinën (FOTO)

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është Bleona Qereti, këngëtarja e cila shkakton gjithnjë bujë në showbizin shqiptar dhe të huaj. Bleona tërheq gjithnjë vëmendjen me daljet e saj në evente të mëdha ku marrin pjesë yje botërorë dhe njihet si një nga këngëtaret më ekstravagante të skenës.
Kur erdhi radha e Kejvinës për t’i bërë pyetjen Bleonës, moderatori Ermal Mamaqi i tha të ketë kujdes se nga hera e fundit nuk shkoi shumë mirë. Pasi Bleona e pyeti pse, Ermali tha: “Desh u ngul thika poshtë çorapes, kështu mu duk mua”.

“Zemër më ke inat ti mua?”, e pyeti Bleona Kejvinën. “Jooo”, i tha Kejvina e habitur nga ky keqkuptim. “Dhe me të pasur inat nuk flitet dot”, shtoi velina me humor.