Pas tradhëtisë së bujshme, reperi Agon Amiga bën dedikimin përlotës për bashkëshorten: TI më dhe… – AlpeGossip
Pas tradhëtisë së bujshme, reperi Agon Amiga bën dedikimin përlotës për bashkëshorten: TI më dhe…

Pas tradhëtisë së bujshme, reperi Agon Amiga bën dedikimin përlotës për bashkëshorten: TI më dhe…

Pak ditë më parë, mediat në Kosovë zbuluan se reperi i Babastars Agon Amiga është bërë për herë të parë baba. Ai dhe bashkëshortja e tij Egzona, u bënë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noel. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë reperi, ku në një postim në profilin e tij në “Instagram”, rrëfen emocionet e para të të qënit prind.

“I bekuar nga Zoti. Nëse ekziston mrekullia, ai është biri im i porsalindur. Nëse pyesni kush është sot njeriu më i lumtur në botë, ai jam unë. Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm që u bëra prind dhe më fali një djalë engjëll.” – shkruan Agon Amiga.

Reperi nuk lë pa i dedikuar edhe disa fjalë të ëmbla edhe bashkëshortes së tij.

“Ndërsa fati si prind na buzëqeshi së bashku me mbretëreshën time, gruan time të dashur. Sakrifica dhe mundi i saj nuk paguhet me asgjë. Ti më dhe emrin prind dhe unë do të dua, dhe do të falenderoj deri në frymën e fundit. Mirë se erdhe NOEL,” –ka shkruar Amiga.

Mesazhet seksi të shkëmbyera mes Afërdita Dreshajt dhe Agon Amigës në vitin 2015, bënë bujë në mediat rozë dhe madje reperi u braktis nga bashkëshortja Egzona Syla.

Mirëpo gjithçka u hodh pas krahëve në vitin 2018, pasi Agoni dhe Egzona u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit dhe duken të dashuruar si ditën e parë.